Top Channel/ “Dëshmitarët gënjyen nën betim”! Avokatët e Veselit dhe Selimit: Po injoroni masakrën serbe
12/02/2026 19:41

Pas avokatëve të Hashim Thaçit, edhe mbrojtësit e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kundërshtuan akuzat për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Gjykata të bëjë kujdes me dëshmitë e dhëna nga Serbia”, tha avokati i Veselit në Hagë, teksa i kërkoi Gjykatës Speciale të mos injorojë atë që e cilësoi ‘aparteid’ të Serbisë në Kosovë, të ngjashëm me atë në Afrikën e Jugut. “Si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos thënë të vërtetën. … Ju nuk mund të injoroni atë se çfarë ka bërë Serbia. Ata nuk ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës”. Mbrojtja e Rexhep Selimit tha se nuk ka ekzistuar një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, duke hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë në Hagë për përfshirjen e ish-krerëve të UÇK-së në të. “Në mungesë të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve. Duhet të konstatoni se ka pasur një pajtim për krimet e pretenduara. Teoria e Prokurorisë është se ky ishte qëllimi kryesor i të akuzuarve dhe jo çlirimi i popullit të tyre, por vetëm synim për të marrë pushtet në mënyrë egoiste. Qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviçit”. Gjatë fjalës së tij në Hagë, avokati i Rexhep Selimit përmendi edhe Adem Jasharin, teksa theksoi se Prokuroria nuk e ka përmendur fare “masakrën që i ka ndodhur kësaj familjeje”. Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi në 30 shtator 2022 aktpadinë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11