“Përplasja e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas. “Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, thanë dëshmitarët. Vendi ku ndodhi aksidenti është njollë e zezë, ku kanë humbur jetën disa persona.