Ka pasur një komplot të thurur mirë sipas ministrit të brendshëm serb, Aleksandar Vulin për vrasjen e presidentit Vucic. Vulin pretendon se disponon të dhëna të sigurta që një grup kriminal i kryesuar nga lideri i klanit Kavaç, Radoje Zvicer kishte në plan eleminimin e kreut të ekzekutivit serb. Ai tha se në 14 janar, Ministria që drejton ishte informuar zyrtarisht me shënimin: Urgjente, përmes Europolit, për ekzistencën e informacionit operativ se një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga anëtarë nga vende të ndryshme, kishte për qëllim vrasjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.