Top Channel/ Deripaska, “tentakula” deri në Londër: Favoriti i Putinit, lidhje me politikën angleze!
27/01/2023 18:15

Një artikull i mërhershëm i prestigjozes britanike The Guardian e përshkruan Oleg Deripaskën si “industrialistin e preferuar të Vladimir Putinit”, me lidhje të forta në establishmentet britanike e ruse. Emri i Deripaskës ka marrë një kuptim të vecantë këto ditë për publikun shqiptar; ai figuron në aktpadinë e ngritur në Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, të akuzuar se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Moskës duke punuar pikërisht për këtë oligark rus. Ndryshe nga mjaft bashkëkombas të tij, Deripaska, thuhet në shkrim, e ka shtrirë influencën e vet në heshtje, duke preferuar të qëndronte larg dritës së prozhektorëve. Pavarësisht kësaj, 55 vjecari nuk e shmangu dot vëzhgimin e lëvizjeve të tij dhe lidhjeve politike me Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2008, manjati rus u përfshi në një aferë në një aferë që ekspozoi relatat e tij me dy prej figurave më të fuqishme të politikës moderne britanike: Lordit Mandelson dhe ish kancelarit konservator George Osborne. Financieri Nathaniel Rothschild i shkroi asokohe Times-it për të thënë se Osborne, ishte takuar me Deripaskën në jahtin e tij në Korfuz. Ideja që qarkullonte ishte oligarku mund të bënte donacione për konservatorët nëpërmjet njërës prej kompanive të tij britanike, duke shmangur keshtu rregullin për ndalimin e financimit të partive politike nga jashte kufijve. Osborne e mohoi të kishte kërkuar donacion për partinë e vet, cka do të kishte qene e paligjshme sepse parate do te vinin nga një shtetas i huaj, por i pranoi takimet me rusin. Edhe kaq mjaftoi që politikani britanik të “kryqëzohej” nga Financial Times, që shkroi se në kohën kur Britania po shkonte drejt recesionit, pushimet falas të Osborne në vilat e financuesve milionerë dhe mbrëmjet e kaluara me oligarkun rus ... nuk mund t'i ndihmojnë konservatorët të lidhen me 'punëtorët' e thjeshte dhe familjet që luftojnë për të paguar faturat e tyre të përditëshme.” Në 2021-shin megjithatë, ish-kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, i veshur tashme me kostumin e bankierit të investimeve, siguroi një rol këshillues për një kompani të madhe metalesh, të themeluar nga Deripaska. Pamjet: AFP

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB