Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u mbajt në njësinë numër 14 në Tiranë, për legalizimet. Ai u shpreh se deri më tani janë bërë 300 mijë legalizime, por ka ende mijëra të tjerë që presin. Rama theksoi se do të bëhet një sistem ku legalizimet do të bëhen në varësi të viteve dhe grupimeve.