Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës për të shpalosur qëndrimin e qeverisë mbi situatën. Në momentin që fliste, si shenjë revolte ndaj fjalës së tij, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka ndërprerë fjalën, duke i marrë mikrofonin, raporton korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.