Ky është momenti i mbërritjes të drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni për raportimin e saj të parë të Raportit vjetor 2022 të këtij institucioni, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sakaq deputeti Ferdinad Xhaferri do ta pyeste edhe për situatën në Kosovë. Hyseni e ka patur të pamundur të raportojë e t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve pasi arsyeja e zbuluar nga Top Channel është në kufijtë e një skandali.