Partia Demokratike nuk e përjashton futjen e deputetëve në grevë urie, si një nga format e protestës për atë që ajo e quan masakër e zgjedhjeve të 11 majit. I pyetur në përfundim të seancës parlamentare nëse greva e urisë është një opsion, Berisha u përgjigj: “të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”.