Top Channel: Deputetët e rinj të PS në shkollë, trajnim para se të hyjnë në Kuvend
11/06/2025 19:39

Në takimin në Pallatin e Brigadave me deputetë, ku thuhet se ata të rinjtë do të kalojnë në akademi. Pas kësaj kërkese të Ramës më 26 maj, drejtuesit e Akademisë Politike të PS kanë punuar për hartimin e programit të trajnimit të deputetëve të rinj. Top Channel ka mësuar se deputetët e rinj socialistë fitues të 11 majit do ta zhvillojnë trajnimin në ambientet e qendrës TUMO, në ish-ndërtesën e Piramidës. Parashikohet data 19 qershor për nisjen e Akademisë Politike me deputetët e rinj, e cila do të zgjasë 30 ditë. Krahas senatorëve të PS, të cilët do të jenë të ftuar si lektorë, pritet të ketë edhe të huaj nga partitë simotra europiane të PS. Mësohet se, krahas aspektit legjislativ të Kuvendit në ligjbërje, pjesë e trajnimit do të jetë edhe komunikimi publik. Kjo pasi deputetët e rinj, pasi të jenë betuar në shtator, do t’i shohim edhe në dalje publike për median me qëndrime për çështje politike të caktuara. Megjithëse Sara Mila e kaloi me sukses testin e parë e të vështirë në Elbasan, duke u shpallur kandidatja më e votuar, ajo do të ulet në bankat e Akademisë Politike, ku me të gjitha gjasat do të ndajë eksperiencën e këtyre zgjedhjeve. Ardit Bido, studiues dhe drejtues i Arkivës Shtetërore, me kontribute publike, nuk do t’i shpëtojë leksion-marrjes politike prej senatorëve të PS, me të cilët ka pasur përballje në debatet televizive publike. Pavarësisht se ka një eksperiencë shumëvjeçare në biznes, Vasill Llajo duhet t’i kthehet bankave të shkollës, kësaj here për të mësuar si të bëjë mirë politikë. Tërmet Peci, një figurë me kontribute shumëvjeçare në PS, do t’i duhet të edukohet tashmë se si të luajë në një tjetër “ligë”, atë të parlamentit në Tiranë, larg batutave në Tepelenë me Edi Ramën kur i thoshte “po komandant”. Sikurse edhe ish-kolegët e tij kryebashkiakë, Agron Malaj dhe Evin Demo, me eksperiencë në drejtimin lokal, tanimë do të duhet të edukohen me disiplinën e grupit parlamentar socialist. Me gjasë, pjesa më e bukur e kësaj akademie mund të jetë ulja pranë njëra-tjetrës e dy zonjave debutuese në parlamentin e shtatorit. Në bankat e Akademisë Politike do të duhet të ulet edhe pedagogia e njohur Iris Luarasi, me një eksperiencë të gjatë në auditoret e universitetit, të cilën e kemi parë ndër vite në debatet me karakter politik.

Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Sulmon Europën për të mbuluar lidhjet me drogën
27/03 15:12
Top Channel/ ‘Balluku në kërkim të blerjes së shtetësisë’, Berisha: Po kërkon në disa vende dhe…
27/03 14:02
Top Channel/ ‘Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg’, Berisha: Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me…
27/03 13:48
Top Channel/ Berisha për Ballukun: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit ta gjuajnë me vezë dhe domate
27/03 13:28
Top Channel/ Në spitale mbaron kontrata për analizat, Berisha: Vjedhjet e fondeve nga muratori…
27/03 13:20
Top Channel/ ‘Gosip i të gjithë lagjes’ ,Berisha: Për Irenën e Ramës ligji është tjetër, SPAK…
27/03 13:16
Top Channel/ Berisha: Rama u përgjigj dje si padrino! Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend
27/03 13:07
Top Channel/ ‘Nuk mund të ndërhyjmë dot te çmimet’, Ibrahimaj: Po kontrollojmë tregun për të…
27/03 11:09
Top Channel/Imputet bujqësore, Ibrahimaj: Nuk është reflektuar akoma rritja, por nuk përjashtohet…
27/03 10:48
Top Channel/ ‘Po monitorojmë çmimet e ushqimeve’, Ibrahimaj: Për çdo ndryshim do ndërhyjmë për…
27/03 10:47
Top Channel/ Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Po monitorojmë rritjen, nuk do lejojmë asnjë abuzim…
27/03 10:47
Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17