Deputetët e përjashtuar të opozitës po përpiqen të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot mbahet seanca e radhës plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë janë përplasur me Gardën, që po qëndron në hyrje të godinës së Kuvendit.