Ndërsa opozita paralajmëroi se do të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë. Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Siç raporton gazetarja Elda Menga, mbledhja është ende pezull, pasi duhan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.