Top Channel/ “Deputetët e ministrat, me çanta luksoze. Droga kaloi…”, akuza e përplasje në Kuvend
10/03/2025 23:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe ministrat e saj për korrupsion apo bashkëpunim me krimin. Berisha tha se deputetet dhe ministret e PS vinin në Kuvend me çanta dhe këpucë të shtrenjta, dhe se pasi e ngritën si problem, vendosën të vijnë pa çanta fare. Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu, kur tha se ai ka “hapur portin e Durrësit për bandat kriminale, për ta kaluar drogë”. “Qytetari nuk harron kur vini me këpucë të shtrenjta dhe çanta, dhe kur u shtrua problemi i çantave, vini pa çanta fare në parlament. Nuk mundet qytetari të mos e dije se qëkur u vu Vengu, dezertor i NATO, në portin e Durrësit 1 kg kokainë nuk u kap, dhe u shpërblye ky për t’u bërë ministër sepse u hapi portin klaneve të drogës”, tha Berisha. “Ju sot nuk duhej të kishit ardhur fare në Parlament, të kishin vendos në mbledhjen e grupit që të mos dilnit më kurrë para shqiptarëve”, tha ai më tej. Berisha më pas tha se “zotohet se Shqipëria e ëndrrave do të jetë realiteti i katër viteve që vijnë”, nëse ai do të vijë në pushtet në 11 maj. “Do shkojnë paratë për shkolla, kopshte, për të sëmurët, do detaksohen ushqimet për ata që janë në nevojë, minimumi jetik 200 euro… do dalë do thotë ai (Rama) se kjo është katastrofë”, tha Berisha.

Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25
Top News – ‘Më 17 Prill, PD në protestë! Nuk ka stabilitet pa dorëheqjen e Ramës’
28/03 14:16
Top News – PD proteston më 17 Prill. Berisha: Edi Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen
28/03 14:15
Top Channel/ Rama mbledh qeverinë me deputetët. takimi me dyer të mbyllura
28/03 12:43
Top News – Spiropali ‘përballet’ me Ramën e Ballën. A do merren masa ndaj saj?
28/03 12:32
Top News – Rritja e çmimeve në vend. Tabaku: Shkak taksat e larta, kemi ekonomi të komanduar
28/03 12:31
Top Channel/ “Shqipëria kryeson në rajon”, Rama publikon raportin BTI 2026: Shqipëria e para në…
28/03 12:10
Top News –Rama mbledh ministrat e deputetët. Kadastra dhe harta administrative-territoriale në fokus
28/03 11:50
Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23