Duke filluar nga dita e hënë kanë nisur punën nën terren njësitë e lëvizshme dentare, një program i Ministrisë së Shëndetësisë nga i cili do të përfitojnë 240 mijë fëmijë, të moshave nga 6-14 vjeç, kryesisht të zonave rurale nëpër të gjithë vendin. Këtu ne ndodhemi në njësinë e lëvizshme dentare të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” në Laknas të bashkisë së Kamzës.