Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., me profesion mësuese, ka denoncuar se është dhunuar nga fqinji i prindërve të saj duke i kapur dhe nga fyti. E gjithë ngjarja është shënuar pak orë më parë në zonën e skelës. Sipas denoncimit të saj, fillimisht është ofenduar dhe më pas është dhunuar ku ka arritur të shpëtojë dhe kërkoj ndihmën e policisë. Sipas saj pas kohë më parë është dhunuar dhe babai i saj i cili është goditur në afërsi të zemrës me një objekt të fortë dhe ka rrezikuar jetën. “Sot rreth orës 13, 13:30 të drekës duke shkuar për në shtëpi, më del para një person i veshur me rroba të zeza, ku kishte mbuluar gjysmën e fytyrë me kapuçin e xhupit, më shtrëngon prej fyti dhe më shan pa asnjë lloj arsyeje. Me këtë person nuk kam pasur kurrë konflikt, fare. Ky person është banor në pallatin ku jetojnë prindërit e mi, quhet Fatjon Dervishi. Në moment kam njoftuar policinë, dhe më pas e frikësuar jam drejtuar në banesën e prindërve të mi për të kërkuar ndihmë. Në katin e parë të pallatit personi ishte në të njëjtën rrugë me mua sepse edhe ai do të shkonte në shtëpi, u ndodha e vetme në mes të rrugës. Më dhunon përsëri, duke më kapur fort prej fytit. Në ato momente, duke tentuar që t’i iki nga duart, duke lajmëruar për herë të dytë policinë që të vinte, më qëllon në dorë, më merr telefonin dhe e godet në shesh që unë mos të kisha mundësi të telefonoja askënd. Kjo gjë ka ndodhur në prezencë edhe të dy banorëve të tjerë të pallatit, të cilët janë dëshmitarë. Dhe një gjë tjetër, këta persona na monitorojnë të gjitha lëvizjet sepse kanë vendosur kamera në pallat që i mbikëqyrin vetë ato. Ka mbyllur derën e pallatit dhe është larguar, ne nuk kishim mundësi ta hapnim derën sepse duhej çelësi. Kam ardhur kam bërë denoncimin dhe pas kësaj kur kam dalë nga komisariati familjarët e tij na kanë pritur tek dera dhe na kanë kërcënuar me jetë”, u shpreh e dhunuara. Sherri ka nisur sepse prindërit e 42-vjeçares nuk pranojnë që bashkëshortja e dhunuesit të jetë administratore e pallatit, por të zgjidhet nga banorët.