Vëllai i Dashurie Rrapajt, e cila u vra nga bashkëshorti një ditë më parë, ka treguar se 80-vjeçari, i cili po ashtu i dha fund jetës pas krimit, ishte dhunues. Ai ka treguar se Shefit Rrapaj, autori i krimit, ishte njeri i dhunshëm, teksa vetëm 10 ditë më parë denoncoi në polici motrën e tij të ndjerë dhe nipin.