Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij. Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli. Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë. Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.