Top Channel/ Denoncimi i Ramës zbulon skandalin në Theth! Kapanonet nga njeriu i rrezikshëm i atentateve
07/07/2025 23:11

Denoncimi publik i kryeministrit Edi Rama për ndërtimin pa leje të 10 kapanoneve në fshatin turistik të Thethit nxjerr në dritë detaje të reja mbi këto ndërtime, të cilat rezulton të jenë denoncuar edhe më herët nga autoritetet lokale, por prokuroria e qytetit verior nuk kishte nisur asnjë hetim. Top Channel disponon dosjen e Prokurorisë së Shkodrës, ku thuhet se kapanonet janë vendosur në pronën e shtetases Lene Prroni, një tokë e trashëguar brez pas brezi, pa dokumente pronësie të regjistruar, por sipas burimeve ka dyshime se kapanonet pa leje në Theth janë ndërtuar nga shtetasi Prek Kodra, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2021, Prek Kodra, sipas një dokumenti të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar të vriste me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur Kosovarë. Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale, si lidhjet me grupin Bajri në Shkodër, përfshirja në atentatet me pagesë me snajper. Vendimi për të mos nisur hetimet ndaj ndërtimeve pa leje në Theth është marrë nga prokurorja Elsa Gjeli, për të cilën kryeministri Rama tha se po përgatitet denoncimi. Vetë prokurorja Gjeli e argumentonte vendimin e saj me faktin se objektet në Theth janë pa themele. “Në lidhje me rastin konkret, nga këqyrja e vendit të ngjarjes provohet qartësisht se në pronën e shtetases Lene Prroni janë konstatuar vendosja e disa kontenjerëve, por të vendosura mbi pllaka guri. Këta kontenjerë nuk janë të vendosur mbi konstruksion betoni, sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Si pasojë, këto punime kategorizohen si ndërhyrje të cilat nuk kanë domosdoshmëri për t’u pajisur me leje ndërtimi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Por, kryeministri Rama publikoi pamje të ndërtesave, ku dukej betoni, duke e cilësuar këtë si skandali “Gjeli”, ndaj dhe vendosi t’ia kalojë shtetit të gjitha kabinat e Thethit. Nga ana e saj, Prokuroria e Shkodrës mori në mbrojtje prokuroren, duke thënë se ka vepruar në përputhje me ligjin. Elsa Gjoni rezulton të ketë mbaruar Shkollën e Magjistraturës një vit më parë dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriu

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07