Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së. Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje, është Engert Pëllumbi, i cili nuk është një emër i njohur për publikun. Por gjatë karrierës së tij në gjyqësor, ai ka marrë vendime të rëndësishme, ndaj emrave të njohur të politikës.