Top Channel/ Dënoi Le Pen, kërcënohet gjykatësi që mori vendimin! Reagon Macron
02/04/2025 20:09

Gjykatësja që dënoi lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke i ndaluar asaj kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë pasi është përballur me kërcënime me vdekje. Po ashtu, adresa e saj e shtëpisë është shpërndarë në internet. Benedikte de Perthuis, (Benedike De Pertu) kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh që shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, tani është duke u mbrojtur nga policia, në punë dhe në shtëpi. De Perthuis gjithashtu ka marrë kërcënime në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur me të madhe në rrjetin social X dhe faqet e ekstremit të djathtë. Policia e Parisit ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar lidhur me kërcënimet ndaj De Perthuis. Le Pen u shpall fajtore të hënën për përvetësim të fondeve të BE-së për ta financuar partinë e saj. Ajo përveç që është ndaluar nga kandidimi për poste publike për 5 vjetët e ardhshme, është dënuar edhe me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht dhe dy të tjera mund t’i kryejë në liri duke mbajtur hallkë elektronike, dhe po ashtu me gjobë në vlerë prej 100.000 euro. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar të mërkurën kërcënimet me vdekje në drejtim të gjyqtares, Benedikte de Perthuis, duke i cilësuar si absolutisht të papranueshme dhe të patolerueshme. Macron gjithashtu ka komentuar për herë të parë vendimin e gjykatës për ta dënuar Le Penin, duke theksuar se “dega gjyqësore është e pavarur” dhe se “ligji është i barabartë për të gjithë”.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02