Shkencëtari 77-vjeçar rus, Anatoly Maslov, u dënua sot me 14 vjet burg për “tradhti” pasi sipas mediave ruse, pasi i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një fuqie të huaj. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ai u akuzua për transmetimin e informacionit në lidhje me programin e armëve hipersonike të Rusisë, armët e supozuara “të pathyeshme” të lavdëruara nga Vladimir Putin. Sipas avokates së shkencwtarit, klienti i saj hedh poshtë akuzat dhe s se është i pafajshëm. “Ai tha se nuk ka bërë asgjë të keqe apo të paligjshme . Gjithë jetën ia ka kushtuar familjes dhe shkencës kombëtare”, theksoi juristja.