Komisionet parlamentare nisën diskutimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për tu dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të dënuar nga drejtësia angleze në vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare. Po ashtu edhe për përshpejtuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë. Kjo do të thotë se ata të cilët njihen si çunat problematikë të Londrës shumica nga veriu i vendit, do tu duhet ta vijojnë shlyerjen e dënimit në Burgun e Burrelit.