Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend. Nga Korça, diplomati europian theksoi se kjo nuk është mjaftueshëm, pasi pritshmëritë janë më të mëdha nga sistemi i drejtësisë.