Si pasojë e reshjeve është dëmtuar ura e fshatit Panarit në njësinë administrative Vithkuq të Bashkisë së Korçës. Mbi urë kanë rënë gurë dhe është bërë e pakalueshme. Ndërkohë vazhdon të jetë e rëndë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike në juglindje. Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.