Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me kryebashkiakët demokratë në takimin e zhvilluar sot në Durrës. Ai iu drejtua kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj me fjalët “ demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, ndërsa ky i fundit i shprehu shqetësimin për procesin e legalizimeve.