Shkurtë Mani e la banesën për të shpëtuar veten dhe bashkëshortin e sëmurë nga mbytja. Gati një javë pas evakuimit në kavalishencë rikthehet e shqetësuar në shtëpinë e përmbytur në Vadardhë të Sukthit. “Bobo si është bërë! Më mirë të na kishte mbytur fare se kështu. Unë me 200 mijë lek pension, ku të shkoj?!” Pensionistja qëndron e drobitur mes baltës. E pashpresë dhe e përlotur numëron dëmet e objekteve shtëpiake