Ngricat kanë shkatërruar thuajse të gjithë pemëtarinë në qarkun e Korçës. Dëme të konsiderueshme ka pasur tek kumbullat qershitë dhe mollët në zonën e Dvoranit në Korçë. Fermerët janë përpjekur të shpëtojnë një përqindje të vogël të prodhimit duke ndezur zjarre pranë plantacioneve, por thonë se shpresat janë të pakta.