Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri i një ditë më arë në qendrën tregtare të Lushnjës. Kati i katërt ku ndodhej biznesi është i shkatërruar totalisht, ndërkohë që dëme ka edhe në pjesën tjetër të godinës. Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.