Mëngjesin e sotëm 27 banesa né fshatin Ferras janë nën pushtetin e ujit dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore , nga dalja e shtratit të lumit Vjosë. Banorët pohojnë se situata filloi të bëhej alarmante duke filluar që nga mbrëmja e djeshme ndërsa kanë mundur të nxjerrin në rrugë bagëtitë dhe mjetet bujqësore.