Reshjet e dendura të breshërit që ranë pasditen e djeshme në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Brenda vetëm 20 minutash, dhjetëra hektarë të mbjella u shkatërruan. Sipas verifikimeve paraprake janë dëmtuar rreth 60 hektarë me drurë frutorë dhe ullishte.