Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës. Bashkia e Pogradecit paraqitet më problematikja. Si pasojë e shembjes të rrugës, disa fshatra të Njësisë Administrative Dardhas kanë mbetur të bllokuara ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që të dëmtohen edhe varrezat e fshatit.