Covidi dëmtoi ndër të tjera edhe dëgjimin. Për shumë pacientë paraqitja në kohë tek mjeku ishte vendimtare për rikthimin e dëgjimit. “Covid 19-ta ka prekur veshin e mesëm dhe pjesën e veshit të brendshëm, që ka prekur si nervin e dëgjimit ashtu edhe të ekuilibrit. Ndonjëherë të dy, ndonjëherë veçant. Rastet më të shumta kanë qenë me dëmtime të nervit të dëgjimit. Pacientët që paraqiteshin shpejt, pa humbur kohë, brenda 3-4 ditëve dhe u është dhënë mjekimi i duhur, e kanë rikuperuar shumicën e dëgjimit. Moshat mbi 25 vjeç e kanë pasur më të vështirë rifitimin e dëgjimit postcovid 19”, tha mjekja otorinolaringologe, Evelina Cenalia.