Teksa Greqia lufton me zjarret për të nëntën ditë pasi vatra të reja kanë shpërthyer në ishullin e Evias, në 24 orët e fundit ka pasur edhe një shpërthim të infektimeve ditore me koronavirus. Sipas autoriteteve greke janë regjistruar 4181 raste të reja, prej të cilave 1238 në zonën e Attikës. Është hera e katërt prej fillimit të pandemisë në shkurtin e vitit 2020, që Greqia regjistron më shumë se 4000 raste ditore, pas shifrave rekord të marsit dhe prillit të këtij viti.