Top Channel/ Del videoja: Vuçiç i përfshirë në “safarin e snajperëve” në Sarajevë?!
21/11/2025 15:37

Daily Telegraph hedh hije dyshimi mbi presidentin serb Aleksandar Vucic dhe skandalin që ka shpërthyer ditët e fundit mbi të ashtëquajturin “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, ku të huaj të pasur dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar mbi civilët. Sipas medias së njohur britanike, Vucic dyshohet të ketë qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet nga ku shënjestroheshin banorët e pafajashëm gjatë rrethimit famëkeq që zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1996. Ajo pretendon se kanë dalë në dritë video që tregojnë një Vucic më të ri në moshë duke udhëtuar në një automjet. Pretendimet kundër presidentit serb, - të cilat ai i mohon me forcë - janë ngritur nga gazetari investigative kroat, Domagoj Margetic. Ai ka paraqitur një ankesë kundër presidentit serb, te prokurorët italianë, të cilët tashmë po hetojnë akuzat se italianët, rusët dhe amerikanët morën pjesë në "safari snajperësh njerëzorë" gjatë konfliktit. Margetic thotë se e ka informuar zyrën e prokurorit publik për të gjitha njohuritë e mia në lidhje me lidhjen e Aleksandar Vuçic me safarit njerëzor në Sarajevën e kohës së luftës”. “Kam bashkëngjitur të gjitha provat, materialet video, dokumentacionin fotografik, atë audio dhe video, si dhe dokumentacionin mediatik të asaj kohe”, thekson ai. Margetic i mëshon idesë se Vucic ishte “anëtar i një njësie paraushtarake, nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe nga Serbia, gjatë luftës në vitet 1992 dhe 1993”. Njësia ishte “e stacionuar në një pozicion lufte... në varrezat hebraike në Sarajevë”, sipas Margetic, që shton se varrezat u përdorën si pozicion snajperi nga forcat serbe. Gazetari është i bindur se informacionet që ka e “vendosin kreun e shtetit serb në kohën dhe vendin e këtyre krimeve”, duke iu referuar edhe pamjeve video nga viti 1993 të cilat, sipas tij, tregonin Vuçic duke mbajtur një pushkë në dorë. Mbështetësit e udhëheqësit serb i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe thanë se objekti në pamje ishte një 'tripod' kamerash televizive, të cilin Vuçic e mbante sepse punonte si gazetar në atë kohë. Vetë Vucic është shprehur se objekti në fjalë, ishte një cadër.

Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55