Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer vrasjen. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të hënën, Prokuroria ka paraqitur si prova video-incizimet nga nata e 29 nëntorit të vitit 2023.