Noterja Rezarta Koçi ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.Ajo u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre. Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.