Afërsisht 300 hektarë tokë bujqësore në Sukth të Durrësit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Ndërkohë 20 shtëpi ndodhen nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar brenda tyre duket i detyruar familjarët të strehohen tek të afërmit apo fqinjët e tyre. E në pritje të tërheqjes së ujërave nga banesat, ata do të përballen me pasojat e përmbytjeve që ndodhin sa herë bie shi.