Top Channel/ Del fotoja e sulmuesit në Suedi! Zbulohen lëvizjet e fundit para aktit ekstrem
05/02/2025 20:24

Masakra më e rëndë në historinë e Suedisë u krye nga 35-vjeçar suedez, Rickard Andersson i cili ishte i papunë për një dekadë dhe kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, sipas burimeve të policisë. Policia nuk e ka konfirmuar publikisht moshën dhe profilin e sulmuesit, i cili vrau të paktën 10 persona dhe plagosi disa të tjerë përpara se të kthente pushkën e tij të gjuetisë nga vetja në masakrën e ditës se martë në një shkollë për të rritur në Orebro. Burimet thanë se i dyshuari, nuk ishte i njohur për ta para ngjarjes dhe nuk ishte dënuar asnjëherë për ndonjë krim. Po ashtu paraprakisht thuhet se ai nuk kishte lidhje me ndonjë bandë dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Studentët dhe mësuesit kanë deklaruar për mediat lokale se ata u përpoqën të shpëtonin shokët e tyre përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. E përditshmja suedeze Aftonbladet, e cila foli me të afërmit e personit që besohet të jetë autori i vrasjeve, e përshkroi atë si një të vetmuar që kishte pasur kontakte të kufizuara me familjen e tij për vite me radhë. Ai jetonte i izoluar dhe kishte probleme të shëndetit mendor. Atij iu mohua shërbimi ushtarak, por mori licencë për katër armë gjuetie. Në përgjigje për Aftonbladet, Shërbimi Kombëtar Suedez shkruan se arsyeja pse ai nuk u thirr kurrë në ushtri ishte sepse i mungonin kualifikimet e shkollës së mesme. Të dhënat treguan se sulmuesi deklaroi për herë të fundit të ardhura nga puna në vitin 2014 dhe se ai jetonte në një apartament në një ndërtesë më pak se një kilometër nga qendra e qytetit. Shkolla ku u krye sulmi ishte institucionin arsimor për të rriturit që nuk e kanë përfunduar atë ose që kërkojnë nota më të larta për të hyrë në arsimin e lartë.

Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
Top Channel/ Dronë në aeroport, kaos fluturimesh në Dubai: Një i vdekur nga raketat në Abu Dhabi!
16/03 11:16
Top News – Sulmet në Bejrut. Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
16/03 09:50
Top News – Trump paralajmëron NATO-n. ‘Do përballeni me pasoja, ndërhyni në ngushticën e Hormuzit’
16/03 09:42
DIGITALB DIGITALB