Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën, i riu i cili u arrestua pak ditë më parë me arsenal armësh. 36-vjeçari u arrestua disa ditë më parë pasi ishte i pajisur me arsenal armësh dhe jelek antiplumb. Në një video të siguruar nga Top Channel, 36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërhyjnë për ta ndaluar.