Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me bizneset, ku vuri theksin te deklarimi real i pagave dhe pagesat për sigurimet shoqërore. Kreu i qeverisë iu drejta me një mesazh paralajmërues bizneseve duke u thënë që të mos provokojnë shtetin duke deklarua pagesa minimale që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut.