Prokuroria e Kosovës ngriti sot akuzën zyrtare për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor 2023, vrasje e organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Vëllai i së ndjerës ka deklaruar se pret që autorët e kësaj ngjarjeje të marrin dënimin e merituar, ndërsa shton se fëmijët e saj janë në gjendje shumë të rënduar, pasi tashmë e kanë kuptuar të gjithë atë që ka ndodhur.