Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kancelari gjerman Olaf Scholz përmendi përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për anëtarësim në BE. "Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjerin, të bëhen anëtarë të BE-së”.