Një konflikt i armatosur mes Rusisë dhe NATO-s do të ishte i pashmangshëm nëse trupat perëndimore shkelin në Ukrainë paralajmëroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Komentet e tij erdhën pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se në këtë pikë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes së aleancës ushtarake teksa Kievi përpiqet të shmangë pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë.