Policia e Tiranës ka proceduar penalisht funksionaren e partisë Demokratike Adriana Kalaja. Avokatja do të hetohet nga prokuroria për veprën penale të Nxitjes së urrejtjes nacionale dhe rrezikon nga dy deri në 8 vite burg. Uniformat blu iu referuan statusit në facebook të Kalasë, e cila i dilte në mbrojtje 55 vjeçarit Qani Muca, i cili plagosi me armë zjarri një punonjës të Inspektoratit të mbrojtjes së Territorit i cili ishte duke zbatuar vendimin për shembjen e banesës së tij.