Një aksident i rëndë ndodh mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, ku një kamion ra nga rruga në bregdet. Kamioni u rrëzua në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dëshmitari tregon se dëgjoi zhurmën kur ra mjeti dhe se shoferi u ndihmua nga qytetarët për të dalë nga kamioni.