Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e “Defender Europë 2023” tha se vendi ynë është në nivelin më të lartë të respektit ndërkombëtar. Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar, sot e ulur në tryezën e këshillit të sigurimit krah për krah SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës.