Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë dhe është djegur, dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit, automjeti (gaz-benzinë) me drejtues shtetasin F. N. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.