Energjia elektrike është rikthyer, pasi prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria u ndodh në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.