Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët. Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, por nga ana tjetër në një postim në InstaStory biznesi njofton se shkaku ka qenë shkëndija elektrike.