Katër vjet pasi u shkarkua nga detyra , Bashkim Dedja rikthehet në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë jo si gjyqtar, por si paditës që duket se edhe ai do testojë gjykatën e pas reformës në drejtësi. Së bashku me të vëllanë , ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkon shfuqizimin e tre vendimeve përfshirë edhe atë të Gjykatës së Lartë që u shprehën për hetimin pasuror dhe për pasojë i dhanë dritën jeshile sekuestros së një apartamenti. Seanca ku si palë e interesuar është edhe SPAK bëhet me dije se është caktuar në datën 22 shtator.