Mostra të tjera të ujit të marra në Deçan nga zonat ku u helmuan qytetarët, kanë rezultuar me disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijes. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke bërë të ditur se mostrat janë marrë të dielën e 12 korrikut.